Instrumentat e Planifikimit të Shërbimeve Sociale, Financimi i tyre dhe Vlerësimi i Nevojave në Bashkinë Mallakastër

Data e Aktivitetit: 
21/03/2019

Si pjesë e projektit “Fuqizimi i bashkive te përzgjedhura për zbatimin e Paktit Social ofrimit të shërbimeve të kujdesit shoqëror për familjet dhe fëmijët vulnerabël” ekipi i Europartners Development së bashku me Ambasadorin e UNICEF dhe përfaqësues te Shoqërisë Civile në Bashkinë Mallakastër zhvilluan takim në një tryeze diskutimi. Synimi i kësaj tryeze është ri-ekzaminimi i instrumenteve të planifikimit të shërbimeve sociale; prezantimi i përmbledhjes së buxhetimit të shërbimeve sociale për Bashkinë Mallakastër, prezantimi dhe diskutimi i Vlerësimit të Nevojave për shërbime sociale në bashkinë Mallakastër, si dhe diskutimi i hapave që duhet të ndiqen për miratimin, zbatimin dhe monitorimin e Planit Social.

Foto nga aktiviteti