Mbledhja e këshillit datë 29.12.2016

Data e Aktivitetit: 
29/12/2016

U zhvillua sot mbledhja e këshillit bashkiak ku u paraqitën projekt vendimet e mëposhtme:
1. Miratimi i projektvendimit për miratimin e paketës fiskale për vitin 2017
2. Miratimi i projektvendimit për buxhetin e vitit 2017 i Bashkisë Mallakastër.
3. Miratimi i projektvendimit për transferimin e ish ujësjellësve të ish komunave tek shoqëria Ujësjellës Kanalizime Mallakastër.
Pas diskutimeve anëtarët e këshillit bashkiak të pranishëm në mbledhje miratuan në unanimitet pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim projekt vendimet e mësipërme. Në fund të mbledhjes Kryetari i Bashkisë Z.Agron Kapllanaj falënderoi të gjithë anëtarët e këshillit për bashkëpunimin. Mbledhja u mbyll me urimet e ndërsjellta për festat e fundvitit! Gëzuar Vitin e Ri 2017

Foto nga aktiviteti