Nisë puna për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Mallakastër.

Data e Aktivitetit: 
18/10/2018

Mbas përmbushjes se një sërë nismave ligjore, nisë puna për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Mallakastër. Takimi i parë i realizuar mes Grupit të Punës Bashkisë Mallakastër dhe kompanisë fituese që do të zhvilloje këtë projekt. Për herë të parë Bashkia Mallakastër do të ketë një Plan të Përgjithshëm Vendor i cili do të jetë në funksion dhe shërbim të qytetareve të saj. Plani Përgjithshëm Vendor do të krijoj kushtet për një zhvillim të qëndrueshëm të territorit të Bashkisë Mallakastër, drejtimin e sistemit të zhvillimit të ndërtimit, rregullimin e përdorimit të tokës, mbrojtjen e territorit, mjedisit, zonave dhe burimeve natyrore, historike dhe bujqësore.

Foto nga aktiviteti