QYTETAR !

Data e Aktivitetit: 
28/01/2021
Po kryhet regjistrimi fillestar i pyjeve dhe kullotave në pronësi të Bashkisë Mallakastër me anë të VKM-së 684/2020. Do të nisë procesi i Konsultimit Publik ç’do ditë nga e hëna në të premten nga ora 09:00- 16:00 duke nisur nga data 29.01.2021 deri 15.03.2021. Konsultimi do të bëhet pranë zyrës së Pyjeve në Bashkinë Mallakastër kati i II. Kushdo që disponon dokumente pronësie të llojit “pyll” dhe kullotë, është i lutur të paraqitet me një kopje të dokumenteve pranë kësaj zyre për të kryer verifikimet e nevojshme.

Foto nga aktiviteti