NJËSIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE, PËR NGRITJE NË DETYRË DHE PËR PRANIM NGA JASHTË NË SHËRBIM CIVIL, PËR KATEGORINË E MESME
DREJTUESE
(Drejtor drejtorie)
Niveli i kërkuar i diplomes
MASTER SHKENCOR
Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe kreut II dhe III të Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Bashkia Mallakastër shpall procedurat e lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashte ne sherbim civil për pozicionin:
1(një) Drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës dhe shërbimeve publike Kategoria e pagës II-b.
* Pozicioni i lartpërmendur i’u ofrohen fillimisht nëpunësve civil të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë si edhe pranim nga jashtë në shërbimit civil.
Për të dyja procedurat ( ngritje dhe pranim) aplikohet në të njëjtën kohë.
Data e dorëzimit të dokumentave për lëvizjen paralele eshte 28.05.2018.
Data e dorëzimit të dokumentave për ngritje në detyrë eshte 04.06.2018
Data e dorëzimit të dokumentave për PRANIM NE SHERBIM CIVIL eshte 04.06.2018
Përshkrim i përgjithshëm i punës:
identifikimin, analizimin dhe hartimin e politikave duke siguruar përcaktimin e qartë të prioriteteve për investimet në infrastrukturë, shërbime publike, strehimi, shërbimin social dhe arsim; duke synuar që nëpërmjet zbatimit të tyre të sigurohet rritja e cilësisë së kushteve të qytetarëve;
zhvillimi dhe menaxhimi i politikave dhe planifikimit për sektorët e shërbimeve, transportit,
mbetjeve etj;
organizimi dhe bashkërendimi i veprimtarive me strukturat e tjera për zbatimin e politikave të zhvillimit e të planifikimit të Bashkisë, për realizimin në kohë dhe me cilësi të shërbimeve dhe investimeve;
sigurimi i zhvillimit dhe përmirësimit te vazhdueshëm të procedurave për të ofruar cilësi të lartë
të shërbimit ndaj qytetarëve dhe zgjidhje të shpejtë te kërkesave për shërbime apo informacione;
kryerja e studime dhe propozimi i reformave që sigurojnë përmirësimin e infrastrukturës, cilësinë e ofrimit të shërbimeve publike ndaj qytetarëve dhe zgjerimin e rrjetit të këtyre shërbimeve në territorin e Bashkisë;
përgatit planin e veprimit në bazë të vlerësimit të prioriteteve;
përgatit preventiva per ndarjen e fondeve të objekteve për ndërtim, montim, mbikqyrje dhe kolaudim përpara fillimit të procedurave të prokurimit;
propozon dhe justifikon ndryshime të kërkuara në planin e investimeve apo që lindin si
domosdoshmëri gjatë vitit bazuar në prioritetet dhe nevojat e dala;
merr pjesë dhe paraqet propozime gjatë hartimit të projekteve konkrete për përmirësimin e procedurës së planifikimit të shërbimeve të infrastrukturës, menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve, strehimit dhe shërbimit social, transportit dhe shërbimeve të ofruara nga sektori i qendres sociale/kulturore ;
realizon projekte të shërbimeve publike, infrastrukturës rrugore, arsimit, strehimit dhe shërbimit
social me cilësi dhe në përputhje me dokumentat strategjike të Bashkisë duke siguruar zgjidhje afatgjatë.
evidenton gjëndjen e infrastrukturës dhe shërbimeve publike, në bazë të inspektimeve në terren, ankesave të qytetarëve, institucioneve të ndryshme publike apo private dhe Njësive Adminitstrative
kontrolli, vlerësimi dhe miratimi i të gjitha detyrave të projektimit, projekteve dhe preventivave
të infrastrukturës të përgatitura nga drejtoria e planifikimit dhe zzhvillimit te territorit, operatorë të kontraktuar apo Njësitë Administrative në përputhje me manualet teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe të analizave teknike të tyre , sipas legjislacionit në fuqi, për projektet e financuara nga Bashkia nëpërmjet buxhetit të saj apo të shtetit;
pjesëmarrje në diskutimet dhe grupet e punës për hartimin e strategjive për zhvillimin e
shërbimeve në fushën e infrastrukturës;
shqyrton kërkesat dhe ankesat e banorëve dhe subjekteve për sherbimet publike në komunitet.
informon dhe raporton rregullisht mbi sherbimet publike Kryetarin e Bashkise;
kryen studime dhe merr pjese ne hartimin e projekt-planit vjetor per zgjerimin e sherbimeve publike ne teritorin nen juridiksionin e Bashkise;
mban dokumentacionin dhe korespondencen me shoqerite e transportit te udhetareve me autobuz
, cakton dhe kontrollon orarin e levizjes se autobuzave sipas nevojave te komunitetit si dhe cakton sheshin e qendrimit te mjeteve per transortin e udhetareve;
parashikion sistematikisht nevojat per meremetime dhe investime ne fushen e sherbimeve
publike, duke perfshire fondet per bazen materiale dhe fuqine punetore te nevojshme te parashikuara ne buxhet ;
pergatit preventivat perkates per sherbime te ndryshme.
ndjek procesin e rikthimit ne gjendjen e meparshme te rrugeve, trotuareve, kanalizimeve te ujrave te bardha dhe ujrave te zeza ne nderhyrje te mundshme ose ne rastet e investimeve.
ne bashkepunin me drejtorine e planifikimit dhe zhvillimit të territorit harton projekte te thjeshta
dhe preventiva per rikonstruksione rrugesh,trotuaresh,kanalesh te ujrave te bardha dhe te zeza, pusetave te ndryshme dhe godinash ne juridiksionin e Bashkise Mallakastër.
kontrollon realizimin e volumeve te punes per cdo sherbim apo punë publike që kryhet nga
kontraktor të mundshëm dhe pranon situacionet mujore te firmave sipermarrese.
I –LEVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civil të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
1- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta
Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :
Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon II-b
Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
Të ketë të paktën vlerësimin e fundit pozitiv, mirë apo shumë mirë.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master Shkencor / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në shkenca ”Inxhinierike” ”Inxhinieri Ndertimi/ E Burimeve Natyrore/ Inxhinieri Gjeoburime/Hidro ” Master Shkencor ne Drejtësi ”. Si diploma Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
Pervoja në pune pesë vite
Njohja e gjuhes së huaj Anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër .
Mbajtesi i ketij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.
2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të
Bashkisë Mallakastër, brenda datës 28.05.2018 dokumentat si më poshtë :
1. Kërkesë me shkrim për aplikim (letër motivimi)
2. Curriculum Vitae (jetëshkrim standard)
3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
4. Çertifikatë të përberjës familjare dhe fotokopje kartës së identitetit
5. Aktin e statusit Nëpunësit Civil i konfirmuar
6. Dëshmi kualifikimi (fotokopje e noterizuar) nëse ka
7. Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
8. Vërtetim që nuk kanë masë disiplinore në fuqi
9. Dëshmi i gjendjes gjyqësore, vërtetim nga gjykata, vërtetim nga prokuroria
10. Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjekësor kompetent i aftë për punë
11. Fotokopje të librezës së punës në çdo rubrikë të plotësuar
Në datën 31.05.2018 Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Mallakastër do të shpallë listën e paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, në faqen zyrtare të Bashkisë dhe Shërbimin Kombëtar të Punësimit, si edhe në stendën e Informimit të Publikut.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatet te cilet rezultojne te pakualifikuar brenda 3 (tre) diteve nga data e njoftimit individual mund te paraqesin ankese me shkrim ne Njesine e Menaxhimit te Burimeve Njerezore deri me date ne 04.06.2018. Ankesat zgjidhen Brenda pese diteve kalendarike nga data e paraqitjes se tyre pra me date 11.06.2018
4- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.
Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
Eksperiencën e tyre të mëparshme.
Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
Ligji 44/2015 Kodi I Procedurave Administrative
Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrativ
ligjit nr 7961 date 12.07.1995 Kodi I Punës në Republikën e Shqipërisës ,i azhornuar
Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar .
Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetë Qeverisjen Vendore”
Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.
5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm.
6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia do të shpallë fituesin në:
Faqen Zyrtare të Bashkisë;
Shërbimin Kombëtar të Punësimit ;
Stendën e informimit të publikut:
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .
II –NGRITJA NË DETYRË PËR KATEGORINË E ULËT DREJTUESE
Vetëm në rast se për këto pozicione në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë .
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
Të jetë nëpunës civil i konfirmuar;
Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”;
Niveli i diplomës duhet të jetë “Master Shkencor”. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master Shkencor / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në shkenca sipas legjislacionit të arsimit të lartë në shkenca ”Inxhinierike” ”Inxhinieri Ndertimi/ E Burimeve Natyrore/ Inxhinieri Gjeoburime/Hidro ,Diplomë Bachelor,Master Shkencor Drejtësietj” ”. Si diploma Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
Pervoja në pune pesë vite
Njohja e gjuhes së huaj Anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër .
Mbajtesi i ketij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.
2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në sekretarinë e Bashkisë Mallakastër ose në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Mallakastër brenda datës 04.06.2018 dokumentat si më poshtë :
1. Kërkesë me shkrim për aplikim (leter motivimi)
2. Curriculum Vitae (jetëshkrim standard)
3. Aktin e statusit të nëpunësit civil të konfirmuar
4. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara
5. Certifikatë të përberjës familjare dhe fotokopje kartës së identitetit
6. Dëshmi kualifikimi (fotokopje e notëruar) nëse ka
7. Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit.
8. Vërtetim që nuk kanë masë administrative në fuqi
9. Dëshmi e gjëndjes gjyqësore
10. Raport mjeko–ligjor nga komisioni mjekësor kompetent i aftë për punë
11. Fotokopje të librezës së punës të plotësuar në të gjitha rubrikat
3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Duke filluar nga data 18.06.2018 Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Mallakastër do të shpallë në Faqjen Zyrtare, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet për ngritje në detyrë për kategorinë e mesme drejtuese, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për ngritje në detyrë do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Mallakastër, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.
Brenda 5 diteve kalendarike nga data qe kane marre njoftimin kandidatet te cilet nuk jane kualifikuar kane te drejte te paraqesin ankese ne Njesine e Menaxhimit te Burimeve Njerezore deri me date 25.06.2018. Ankusi merr pergjigje Brenda 5 diteve kalendarike nga data e depozitimit te ankeses pra ne date 02.07.2018
4. Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
Kushtetuten e Republikës së Shqipërisë
Ligji 44/2015Kodi I Procedurave Administrative
ligjit nr 7961 date 12.07.1995 Kodi I Punës në Republikën e Shqipërisës ,i azhornuar
Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar .
Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetë Qeverisjen Vendore”
Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.
4.1 Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e përgjithshëm të punës për pozicionin.
Eksperiencën e tyre të mëparshme.
Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit, si më poshtë :
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura
me fushën, deri në 20 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”,të Departamentit të Administratës Publike (DAP)
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .
6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Mallakastër do të shpallë fituesin në
Portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit;
Faqjen Zyrtare të Bashkisë ;
Stendën e informimit të publikut;
III –PRANIM NE SHERBIM CIVIL
Vetëm në rast se për këto pozicione në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele dhe te ngritjes ne detyre rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit nga jashte ne sherbim civil,ne kategorine e mesme drejtuese.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit ne sherbim civil janë:
Niveli i diplomës duhet të jetë “Master Shkencor”. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master Shkencor / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në shkenca ”Inxhinierike” ”Inxhinieri Ndertimi/ E Burimeve Natyrore/ Inxhinieri Gjeoburime/Hidro ,Diplomë ,Master Shkencor Drejtësi etj” ”. Si diploma Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
Pervoja në pune pesë vite
Njohja e gjuhes së huaj Anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër .
Mbajtesi i ketij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.
2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në sekretarinë e Bashkisë Mallakastër ose në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Mallakastër brenda datës 04.06.2018 dokumentat si më poshtë :
1. Kërkesë me shkrim për aplikim (leter motivimi)
2. Curriculum Vitae (jetëshkrim standard)
3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara
4. Certifikatë të përberjës familjare dhe fotokopje kartës së identitetit
5. Dëshmi kualifikimi (fotokopje e notëruar) nëse ka
6. Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit.
7. Vërtetim që nuk kanë masë administrative në fuqi
8. Dëshmi e gjëndjes gjyqësore
9. Raport mjeko–ligjor nga komisioni mjekësor kompetent i aftë për punë
10. Fotokopje të librezës së punës të plotësuar në të gjitha rubrikat
3-Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Duke filluar nga data 18.06.2018 Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Mallakastër do të shpallë në Faqjen Zyrtare, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet për Kategorinë e mesme Drejtuese, , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për ngritje në detyrë do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Mallakastër, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.
Brenda 5 diteve kalendarike nga data qe kane marre njoftimin kandidatet te cilet nuk jane kualifikuar kane te drejte te paraqesin ankese ne Njesine e Menaxhimit te Burimeve Njerezore deri me date 25.06.2018. Ankusi merr pergjigje Brenda 5 diteve kalendarike nga data e depozitimit te ankeses pra ne date 02.07.2018
4. Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
Ligji 44/2015Kodi I Procedurave Administrative
ligjit nr 7961 date 12.07.1995 Kodi I Punës në Republikën e Shqipërisës ,i azhornuar
Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar
Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetë Qeverisjen Vendore”
Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.
4.1 Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e përgjithshëm të punës për pozicionin.
Eksperiencën e tyre të mëparshme.
Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
5-Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit, si më poshtë :
d- Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
e- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
f- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura
me fushën, deri në 15 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”,të Departamentit të Administratës Publike (DAP)
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .
6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Mallakastër do të shpallë fituesin në
Portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit;
Faqjen Zyrtare të Bashkisë;
Stendën e informimit të publikut;
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .
Për informacione të mëtejshme ju lutem na kontaktoni ne adresën e e-mail:
NJËSIA PERGJEGJËSE E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE
Marjola Shehaj