Në zbatim të Ligjit Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik", i ndryshuar, Ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore", i ndryshuar, Ligjit Nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit", i ndryshuar si dhe në vijim të proçesit të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor, Bashkia Mallakastër së bashku me studion Konsulente “Atelier 4" shpk do të realizoj Dëgjesë Publike mbi Fazën III - Plani i Zhvillimit dhe Rregullores së PPV me të gjithë banorët e Njësive Administrative Hekal, Qendër, Aranitas, Fratar, Selitë, Kutë, Ngraçan, Greshicë dhe banorët e qytetit të Ballshit.
Takimi do të zhvillohet ditën e mërkurë datë 03.04.2019 ora 10:00 në sallën e mbledhjeve pranë Bashkisë Mallakastër.
Jeni të ftuar të bëheni pjesë e dëgjesës publike për Hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Mallakastër për të garantuar një proçes sa më transparent dhe gjithëpërfshirës!
Rregullore Vendore bashkia Mallakastër
Harta E Sistemeve Te Propozuara