Përgjegjës i sektorit të burimeve njerëzore

28 Dhjetor 2017

R E P U B L I K A   E   SH Q I P Ë R I S Ë

BASHKIA MALLAKASTËR

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE NGRITJE NË DETYRË PRANIMIN NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVILË KATEGORINË E MESME DHE E ULËT DREJTUESE

“Pergjegjes i Sektorit te Burimeve Njerezore” 

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Mallakastër  shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:

Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Burimeve Njerëzore, Klasifikuar - Kategoria:III-a/1

 

Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Për të dy procedurat (Lëvizje paralele, Ngritje në detyrë ) aplikohet në të njëjtën kohë!


 19 DHJETOR

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

Lëvizje paralele


19 DHJETOR

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

Ngritje në detyrë

 
  • Është përgjegjës për mirëadministrimin e burimeve njerëzore, dokumentimin e performancës dhe vlerësimit të punës së çdo punëmarrësi, për mbështetjen me të gjitha llojet e shërbimeve strukturat e tjera të bashkisë, me qëllim garantimin e kushteve optimale të punës;
  • Organizon procesin dhe ndjek procedurat  e rekrutimit të burimeve njerëzore, lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë. Drejton dhe monitoron procesin e konfirmimit të statusit për nëpunësit civilë.
  • Përpunon dhe analizon të dhëna statistikore mbi burimet njerëzore në Bashki si dhe kryen kërkime dhe bën analiza për forma të reja në këtë fushë. 
  • Drejton procesin e përgatitjes së projekt-programit financiar vjetor për trajnimet, pagat, shpërblimet, programin e shpenzimeve dhe investimeve me karakter administrativ dhe ndjek zbatimin e programit të miratuar;
  • Kujdeset për procesin e orientimit të punonjësit të ri, me qëllim që ky i fundit të njihet me strukturën organizative të bashkisë, rregulloren e brendshme të saj, me politikat, procedurat, shërbimet si dhe me punonjësit e tjerë.
  • Bën propozime konkrete në lidhje me vazhdimin ose jo të marrëdhënieve juridike të punës për çdo punonjës që përfundon periudhën e provës;
  • Drejton dhe jep rekomandime për zbatimin e etikës dhe disiplinës në punë për stafin e bashkisë. Kujdeset për monitorimin e zbatimit të rregullave të brendshme të bashkisë dhe merr masa disiplinore sipas kontratës së punës kur verifikohet mungesë performance (rezultatesh në punë) apo shkelje disiplinore të natyrave të ndryshme;
  • Planifikon e zbaton masa të veçanta për ruajtjen dhe miradministrimin e informacionit konfidencial dhe të dhënave personale të punonjësve;
  • Inspekton në mënyrë periodike zbatimin e disiplinës dhe frekuentimin në punë në struktura të ndryshme informon në mënyrë periodike Drejtorin/Kryetarin e Bashkisë lidhur me gjetjet e inspektimeve;
  • Organizon punën dhe merr masa konkrete për miradministrimin e vlerave materiale dhe për ruajtjen e objekteve të punës, ruajtjen fizike të ambienteve, shfrytëzimin optimal të njësive teknike (mjeteve të transportit, linjave e pajisjeve elektrike, elektronike, telekomunikacionit etj.) si dhe për furnizim operativ materialo–teknik për garantimin e  veprimtarisë së strukturave organizative të bashkisë;
  • Në zbatim të dispozitave ligjore, harton projekt-urdhra, rregullore, udhëzime ose propozon për shqyrtim projektet përkatëse për ndryshimin apo përmirësimin e akteve ekzistuese, në funksion të pajtueshmërisë ligjore të veprimtarisë së përditshme administrative;
  • Ndjek në vijueshmëri procedurat dhe problemet e bashkisë, duke bërë propozimet përkatëse pranë Drejtorit/Kryetarit të Bashkisë, në lidhje me një zbatim sa më rigoroz e të saktë të ligjit dhe akteve nënligjore që kanë lidhje me të;
  • Në bashkëpunim dhe sipas kërkesave të njësive të tjera organizative merr masa për lëvizjen e punonjësve (transportin e tyre) për kryerjen sa më mirë dhe në kohë të detyrave;
  • Ndjek zbatimin e kontratës individuale të punës për çdo punonjës, të etikes dhe disiplinës në punë;
  • Ndjek dhe evidenton me korrektësi çdo ndryshim të organikës, të sistemit të pagave dhe shpërblimeve të burimeve njerëzore në bashki;
  • Bën regjistrimin në regjistrin themeltar të punësimit dhe në librezën e punës për çdo punonjës të bashkisë;
  • Përgatit programet e trajnimit për çdo punonjës që kualifikohet dhe ndjek realizimin e trajnimeve si brenda dhe jashtë vendit sipas udhëzimeve dhe përcaktimeve që i jepen nga eprorët;
  • Përpilon dokumentacionin e nevojshëm për përmbushjen e nevojave ekonomiko-materiale të bashkisë dhe është përgjegjëse për zbatimin e tyre;

 

 

 

lëvizja paralele

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1

KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori III-a
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor”  në  Drejtësi ,Shkenca Politike,Administrim Publik;

b- Të kenë të paktën 5(pesë) vjet përvojë pune në administratën shtetërore vendore.
 

1.2

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Jetëshkrim
b - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen dorazi pranë Njësisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave  për lëvizjen paralele duhet të bëhet brenda datës: 19.12.2017

1.3

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 20.12.2017 Bashkia Mallakastër  do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

Kandidatët të cilët  rezultojnë të pakualifikuar brenda 3 (tre) ditëve  nga shpallja e listës paraprake të verifikimit të kandidatëve, në datën 25.12.2017 kanë të drejtë të paraqesin ankesat e tyre në njësinë e menaxhimit të burimeve njerëzore. Brenda 3 (tre) ditë pune nga data e paraqitjes së ankeses  më datë 29.12.2017 njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore u kthen përgjigje kandidatëve të pakualifikuar.

1.4

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

 

  • Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, “Për nënpunësin civil”.i ndryshuar dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij.
  • Ligji nr.7961,datë 12.07.1995 “Kodi I Punës në Republikën e Shqipërisë”
  • Njohuritë mbi Ligjin Nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
  • Njohuritë mbi Ligjin Nr.9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”
  • Ligj nr.9367,datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”
  • Njohuri Mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.
  • Njohuritë mbi VKM nr. 109, datë 26.2.2014 “Për vlerësimin e rezultateve në punë të nëpunësve civilë”, i ndryshuar; 
  •  Njohuritë mbi VKM nr. 124, datë 17.2.2016 “Për pezullimin dhe lirimin nga shërbimi civil”; 
  • Njohuritë mbi VKM nr. 125, datë 17.2.2016 “Për transferimin e përkohshëm dhe të përhershëm të nëpunësve civilë”; 
  • Njohuritë mbi VKM nr. 115, datë 5.3.2014 “Për përcaktimin e procedurës disiplinore dhe të rregullave për krijimin, përbërjen e vendimmarrjen në komisionin disiplinor në shërbimin civil”; 
  • Njohuritë mbi VKM nr. 117, datë 5.3.2014 “Për përmbajtjen, procedurën dhe administrimin e dosjeve të personelit e të Regjistrit Qendror të Personelit”
  • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.                                                                                 
  • Ligji nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore’                                                                                                                                            

 

 

1.5

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë ,i ndarë në:

  • 10 pikë për jetëshkrimin,
  • 10 pike për eksperiencën,
  • 5 pike për trajnimet ,
  • 10 pike për trajnimet lidhur me  fushën përkatëse
  • 5 pikë për vlerësimet pozitive.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
 

1.6

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njesia e Menaxhimit te Burimeve Njerezore do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Njesia e Menaxhimit te Burimeve Njerezore, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

2

Ngritja ne detyre

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të Bashkisë Mallakastër.

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

2.1

KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda kategorisë IV-a, IV-b;
b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në  Drejtësi ,Shkenca Politike,Administrim Publik;

b- Të kenë të paktën 5(pesë) vjet përvojë pune në administratën shtetërore vendore;
 

2.2

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Jetëshkrim
b - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës sëShqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen dorazi prane Njësisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore brenda datës: 19.12.2017

2.3

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 05.01.2018 ,Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore do të shpallë në faqen zyrtare të Bashkisë dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Njesia e Menaxhimit te Burimeve Njerezore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

Brenda 5 diteve kalendarike nga data e e shpalljes së listës kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesë pranë Njesisë së menaxhimit të Burimeve Njerëzore deri më datë 10.01.2018. Ankuesi merr përgjigje brenda datës 15.01.2018.

2.4

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim më datë 17.01.2018 në lidhje me:

  • Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, “Për nënpunësin civil”.i ndryshuar dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij.
  • Ligji nr.7961,datë 12.07.1995 “Kodi I Punës në Republikën e Shqipërisë”
  • Njohuritë mbi Ligjin Nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
  • Njohuritë mbi Ligjin Nr.9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”
  • Ligj nr.9367,datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”
  • Njohuri Mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.
  • Njohuritë mbi VKM nr. 109, datë 26.2.2014 “Për vlerësimin e rezultateve në punë të nëpunësve civilë”, i ndryshuar; 
  •  Njohuritë mbi VKM nr. 124, datë 17.2.2016 “Për pezullimin dhe lirimin nga shërbimi civil”; 
  • Njohuritë mbi VKM nr. 125, datë 17.2.2016 “Për transferimin e përkohshëm dhe të përhershëm të nëpunësve civilë”; 
  • Njohuritë mbi VKM nr. 115, datë 5.3.2014 “Për përcaktimin e procedurës disiplinore dhe të rregullave për krijimin, përbërjen e vendimmarrjen në komisionin disiplinor në shërbimin civil”; 
  • Njohuritë mbi VKM nr. 117, datë 5.3.2014 “Për përmbajtjen, procedurën dhe administrimin e dosjeve të personelit e të Regjistrit Qendror të Personelit”
  • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.                                                                                 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 70 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 15 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.

2.6

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Komisioni i Ngritjes në detyrë brenda 24 (njëzet e katër) orëve, pra më  datë 18.01.2018

I vë në dispozicion listën e fituesve, Njësisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

 

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, brenda datës 18.01.2018 shpall fituesin.

Njoftimi do të bëhet:

  • në faqen zyrtare të Bashkisë Mallakastër
  • në stendën e informimit publik të Bashkisë Mallakastër.

 

  1.  

 PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË E  E MESME DHE TË ULËT DREJTUES

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje,në perfundim të procedures së lëvizjes paralele,rezulton se është ende vakant,ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil në nivelin e mesëm dhe të ulët drejtues.Këtë informacion do ta merrni në faqen e Shërbimit Kombëtar të Punësimit,duke filluar nga data

 

  1.  

 

KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDUREN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VECANTA

 

Për këtë procedure kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil,që plotësojnë kërkesat e përgjithëshme sipas nenit 21,të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedure e pranimit në shërbimin civil janë:

1.Të jetë shtetas shqiptar.

2.Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

3.Të zotërojë gjuhën shqipe,të shkruar dhe të folur.

4.Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

5. Të mos jetë I dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale.

6.Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil,që nuk është shënuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e vecanta si vijon.

 

 

-të jetë diplomuar në Fakultetin Juridik.

-të ketë mbi 5 vite punë në profesion.

-të ketë Master Shkencor në fusha të ngjashme me bachelorin.

  1.  

 

  • ËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT.

Kandidatët që aplikojne duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë,kandidati duhet të dërgojë me post ose dorazi në një zarf të mbyllur,në Zyrën e Njësisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore,të Bashkise Mallakastër ,këto dokumente:

1-jeteshkrim I plotesuar ne perputhje me dokumentin tip qe e gjemi ne linkun:

  •  

2-fotokopje e diplomës (përfshirë dhe diplomen bachelor).Për diplomat e mara jashtë republikës së shqipërisë të përcillet njehësimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit.

3-fotokopje e librezës së punës ( të gjitha faqet që vërtetojnë ekperiencën në punë(

4-fotokopje e letërnjeftimit ID.

5-Vërtetim të gjëndjes shëndetësore .

6-Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore.

7-Vlerësimin e fundit nga eprori direct

8-vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi

9-cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet ,kualifikimet,arsimin shtese,vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Dokumentacioni dorëzohet në një zarf te mbyllur ose me postë pranë Zyrës së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore ,të Bashkisë Mallakastër,Brënda datës

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore ,do të njoftojë individualishtë secilin prej kandidatëve që ka aplikuar për këtë pozicion për rezultatet e verifikimit paraprak.Pas këtij njoftimi kandidatët (nëpërmjet adresës së e-mail) të cilët nuk janë dakort me rezultatet e verifikimit paraprak,kanë të drejtë të ankohen pranë NJMB Brënda 5 ditëve kalendarike dhe NJMB ka detyrim ligjor tu pergjigjet brënda 5 ditëve punë nga data e marrjes së ankesës .

Në datën 01/02/2017 NJMB ,do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombeëtar I Punësimit” listën e kandidatëve që plotesojnë kushtet dhe kërkesat e posacme për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën ,vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

 

Në të njejtën datë kandidatët që nuk I ploteësojnë kushtet dhe kriteret e vecanta për procedurën e ngritjes në detyrë do të njoftohen individualishtë në menyreë elektronike nga NJMB për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

Konkurrimi testimi me shkrim do te zhvillohet më datë 03/02/2017 në orën 09:00,pranë shkollës 9-vjecareBesëlidhja”Ballsh.Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në ambientet e zyrës së Burimeve Njerëzore,në Bashkinë Mallakastër në datë 03/02/2017 ora 12:30.

 

FUSHAT E NJOHURIVE ,AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

 

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

  • Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, “Për nënpunësin civil”.i ndryshuar dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij.
  • Ligji nr.7961,datë 12.07.1995 “Kodi I Punës në Republikën e Shqipërisë”
  • Njohuritë mbi Ligjin Nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
  • Njohuritë mbi Ligjin Nr.9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”
  • Ligj nr.9367,datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”
  • Njohuri Mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.
  • Njohuritë mbi VKM nr. 109, datë 26.2.2014 “Për vlerësimin e rezultateve në punë të nëpunësve civilë”, i ndryshuar; 
  •  Njohuritë mbi VKM nr. 124, datë 17.2.2016 “Për pezullimin dhe lirimin nga shërbimi civil”; 
  • Njohuritë mbi VKM nr. 125, datë 17.2.2016 “Për transferimin e përkohshëm dhe të përhershëm të nëpunësve civilë”; 
  • Njohuritë mbi VKM nr. 115, datë 5.3.2014 “Për përcaktimin e procedurës disiplinore dhe të rregullave për krijimin, përbërjen e vendimmarrjen në komisionin disiplinor në shërbimin civil”; 

Njohuritë mbi VKM nr. 117, datë 5.3.2014 “Për përmbajtjen, procedurën dhe administrimin e dosjeve të personelit e të

 

 

 

 

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • njohuritë ,aftësitë,kompetencen në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet.
  • Eksperiencen e tyre të mëparëshme.
  • Motivimin ,aspiratat dhe pritshmeritë e tyre për karrieren
  • ËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve :

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me :

a-vlerësimin me shkrim deri në 40 pikë.

b-intervistën e strukturuar me gojë që konsiston motivimin ,aspiratat dhe pritshmeritë e tyre për karrieren,deri në 40 pikë.

c-Jetëshkrimin ,që konsiston në vlerësimin e arsimimit ,të përvojës e të trajnimeve ,të lidhura me fushen ,deri në 20 pikë.

Komiteti I Pranimit të Ngritjes në Detyrë ,në perfundim të vlerësimit ,përzgjedh kandidatin ,I cili renditet I pari me pikët maksimale ,për tu emëruar në pozicionin :

-Përgjegjës Sektori ,Sektori I Burimeve Njerëzore ,Drejtoria Juridike dhe Marrëdhënieve me Publikun kategoria  III-a

Në rast se dalin fitues më shumë se një kandidat ,me pikë të barabarta ,zbatohen parashikimet e pikës13,të kreut IV,te VKM nr.242,date 18.03.2015për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”.Ligjin nr.152/2013për nëpunësin civilkreu V,Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë,neni 26plotësimi I vendeve teë lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” pika 4.

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT.

Në perfundim të vlerësimit të kandidatëve ,NJMB do të njoftojë ata individualishtë në menyrë elektronike për rezultatet(nëpërmjet adresës së e-mail).Të gjithë aplikanteët të cilët kanë mosdakortësi për mënyrën e vlerësimit kanë të drejtë të dergojnë kundërshtimet e tyre me shkrim pranë NJMB brënda 5 ditëve kalendarike dhe NJMB ka detyrim ligjor tu kthejë përgjigje brënda 5 ditëve punë nga data e marrjes së ankesëes.

NJMB ,do te shpall fituesin përfundimtar në datë në faqen zyrtare në portalin “Shërbimi Kombëtar I Punësimit”,dhe në këndin e afishimit të njoftimeve pranë bashkisë.

 

 

Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni në : e-mail :   [email protected]

 

NJËSIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE

BASHKIA MALLAKASTËR